Njoftim mbi afatin e regjistrimit të automjeteve të cilat preken nga VKM Nr.633, datë 26.10.2018 (e ndryshuar)

You are here

   

NJOFTIM !

DPSHTRR rikujton publikun se:

Afati i regjistrimit të mjeteve, me kategori mjedisore nën EURO 4 të importuara e zhdoganuara brenda dt. 31.12.2018, sipas VKM Nr. 633, dt. 26.10.2018 (të ndryshuar), është DERI NË 31.12.2019!

Pas kësaj date, pra nga dt.01.01.2020, për mjetet e përdorura, lejohet regjistrimi për herë të parë vetëm nëse përmbushin kategorinë mjedisore EURO 4 e lart, ndërsa mjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6 (sipas kritereve të VKM Nr. 633)!

Për të gjitha subjektet që do të regjistrojnë mjetin për efekt rishitjeje, është i mundur çregjistrimi i përkohshëm për të ndaluar pagesën e taksave!

Për çdo informacion:

wwww.dpshtrr.gov.al
+355688015833