Njoftim mbi Kalimin e Pronësisë së Mjetit

You are here

Keni shitur një mjet dhe vijon të mbetet në emrin tuaj ndërsa e përdor blerësi?

KUJDES! Ky mjet mund t’ju ngarkojë me detyrime nëse blerësi nuk paguan taksat, nëse nuk paguan gjobat brenda apo jashtë vendit! Mund të keni probleme nëse ky mjet përdoret për krime apo nëse shkakton dëme/fatalitete!

Keni blerë një mjet dhe nuk e keni kaluar në emrin tuaj?

KUJDES! Ky mjet mund t’u bllokohet apo konfiskohet nëse shitësi ka detyrime ose debi ndaj të tretëve! Ju do të përballeni me gjoba për vonesën e kalimit të mjetit në emrin tuaj! Shitësa e blerësa! Rregulloni pozicionin tuaj në lidhje me mjetin! Për ju, për sigurinë rrugore, për DPSHTRR, për ligjin:
- Shitësi ka të drejtën të deklarojë mes dokumentave, faktin e aktit të shitjes, pranë DPSHTRR (Drejtoritë Rajonale)!
- Blerësi ka detyrimin të regjistrojë në emrin e vet (individ/subjekt) mjetin pranë DPSHTRR (Drejtoritë Rajonale)!

Deri në 28.02.2020 nuk do aplikohet gjoba që parashikon Kodi Rrugor, 10,000 - 40,000 Lekë të reja sipas vonesës! Nga data 02.03.2020 do aplikohet gjoba ndaj çdo regjistrimi të vonuar kalimi pronësie! Penalizimi rëndon mbi blerësin!‼️
Për gjithë ata që planifikojnë shitjen-blerjen, DPSHTRR ofron shërbimin e lehtësuar të kalimit të pronësisë së mjetit direkt në sportelet tona - 1 Stop Shop (1,400 Lekë)!