Subjekti juaj ushtron veprimtarinë e autoriparimit (autoservis)?

You are here

Subjekti juaj ushtron veprimtarinë e autoriparimit (autoservis)?

DPSHTRR rikujton se ushtrimi i kësaj veprimtarie duhet të jetë në përputhje me Ligjin nr. 9573/2006 dhe udhëzimin në fuqi për autoriparimin, me qëllim shmangien e masave administrative dhe garantimin e sigurisë teknike të mjeteve rrugore.

Kriteret kryesore që kontrollohen:

Pajisja me licencë të vlefshme për veprimtarinë përkatëse;

Disponimi i ambienteve, pajisjeve dhe instrumenteve të përshtatshme për shërbimet që ofrohen;

Mbajtja dhe plotësimi i rregullt i Regjistrit të veprimtarisë (kronologjik, i verifikueshëm);

Prania e një Drejtuesi Teknik të pajisur me DAP.

MOS E NEGLIZHONI!

Mosplotësimi i kushteve të mësipërme sjell masa administrative, sipas kategorive dhe dispozitave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

Informohuni, verifikoni dokumentacionin dhe kushtet, ushtroni aktivitetin tuaj në përputhje me standardet ligjore.