Njoftim mbi ndryshimin e pronësisë së mjetit

You are here

NJOFTIM

DPSHTRR dhe MIE njoftojnë të gjithë qytetarët/subjektet juridike që disponojnë një akt ndryshimi pronësie mjeti (kontratë shitblerje, faturë tatimore, kontratë dhurimi, dëshmi trashëgimie, etj.) të cilët nuk kanë bërë ndryshimin e pronësisë së mjetit brenda 10 ditëve nga data e hartimit të aktit të tjetërsimit, t’i drejtohen sporteleve të DPSHTRR-së, pasi nga 2 Mars 2020 do të fillojë aplikimi i gjobës për tejkalimin e afatit të përcaktuar në ligj!

Si të veproni për të kaluar pronësinë e mjetit në emrin tuaj?

·Rezervo takimin online te Drejtoritë Rajonale (Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier) te www.dpshtrr.gov.al

·Paraqitu në sportelet e Drejtorive Rajonale bashkë me kontratën e shitblerjes/faturë tatimore/kontratë dhurimi/dëshmi trashëgimie, etj.

·Kaloni pronësinë e mjetit në emrin tuaj.

Pse duhet të bëhet ndërrimi i pronësisë së mjetit?

·Për rritjen e sigurisë kombëtare dhe sigurisë rrugore.

·Për të zhveshur nga detyrimet ligjore/monetare palën që ka shitur/dhuruar mjetin.

·Për të garantuar transparencë të plotë në procedurat e regjistrimit të mjetit.

·Për të garantuar siguri juridike në qarkullimin civil të mjeteve.

·Për të informatizuar dhe eliminuar subjektivitetin në llogaritjen e taksës së luksit.