Njoftim mbi pezullimin e eventit Retro në Elbasan

You are here

Bazuar në urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë nr. 135, datë 09.03.2020, për parandalimin e përhapjes së coronavirus, janë pezulluar deri në 3 Prill të gjitha aktivitetet kulturore e sportive. 

Për të evituar grumbullimet dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, festimet për Ditën e Verës në Elbasan do të pezullohen, duke shtyrë në një moment të dytë aktivitetin me mjetet RETRO në Elbasan që kishim njoftuar disa ditë më parë te faqet tona zyrtare.

Të dashur qytetarë, kjo nuk është situatë për panik, por një situatë për t’u kujdesur më shumë për shëndetin dhe higjienën personale. 

MOS NEGLIZHONI këshillat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë. Për çdo simptomë, të ngjashme me ato të coronavirus TELEFONONI NR.127.