Njoftim! Në Datat 17, 24 dhe 31 Dhjetor, do të ofrohet shërbim për kontrollin teknik dhe taksat në orarin 08:00-13:00

You are here

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Kontrollit Teknik dhe vlefshmëria e taksave vjetore të mjetit tuaj përfundon në javët e fundit të Dhjetorit?

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka vendosur t'ju vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve që nuk kanë rezervuar ende, duke shtuar oraret e shërbimit përkatësisht në tre ditët e shtuna të radhës, datat 17, 24 dhe 31 Dhjetor, ku të gjitha qendrat do të ofrojnë shërbim në orarin 08:00-13:00.

Ju mund të kryeni Kontrollin Teknik në çdo Qendër të Kontrollit Teknik, pavarësisht vendbanimit tuaj.

Kushtet që duhet të plotësojë mjeti para se të shkojë në Qendrën e Kontrollit Teknik:

Të jenë paguar të gjitha detyrimet e mjetit (taksat dhe gjobat);

Të ketë një policë të vlefshme sigurimi;

Mjeti të jetë i pastër brenda dhe jashtë;

Të jetë hequr gjithçka që mund të pengojë procedurën e Kontrollit Teknik.

Gjithashtu, të gjitha sportelet e taksave do të jenë hapur në të njëjtat data dhe orare në shërbim të qytetarëve. 

 Për më shumë informacion vizitoni: www.dpshtrr.gov.al