Njoftim: Rikthehen Si Normalisht Shërbimet Në Të Gjitha DRSHTRR-të

Data e lajmit: 18 Jul 2022

Të nderuar qytetarë!

 Në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor janë rikthyer si normalisht të gjitha shërbimet.

Vini Re : Mund të ketë luhatje të herëpashershme, për këtë arsye Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor duke ju falenderuar, kërkon mirëkuptimin tuaj për këtë situatë.