Njoftim për subjektet e licencuara për errësimin e xhamave

You are here

DPSHTRR në kuadër të zbatimit sa më korrekt të kuadrit ligjor ka nisur verifikimin e dosjeve të mjeteve që aktualisht janë të pajisur me certifikatë miratimi të errësimit të xhamave të autoveturave lidhur me faturën e shërbimit. Nga verifikimi ka rezultuar se nga subjektet, për të njëjtin shërbim, janë lëshuar fatura tatimore me vlera të ndryshme me diferencë të konsiderueshme mes tyre.

Nisur nga sa më sipër DPSHTRR ka përllogaritur një çmim mesatar bazuar në vlerën e produktit, shpërblimin për shërbimin e kryer dhe shpenzime të produkteve. Aplikimi i këtyre çmimeve të ndryshme për të njëjtin shërbim krijon dyshimin se ka abuzime dhe shkelje të dispozitave ligjore të fushës fiskale.

Sa më sipër, DPSHTRR ju bën me dije se praktika të tilla do të jenë objekt verifikimi nga Task Forca e Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.