Siguria rrugore dhe përvoja praktike në terren u bënë bashkë në një aktivitet multidisiplinor në DRSHTRR Berat.

Data e lajmit: 15 Apr 2026

Siguria rrugore dhe përvoja praktike në terren u bënë bashkë në një aktivitet multidisiplinor në DRSHTRR Berat.

Në prani edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të DPSHTRR, i cili zgjodhi të kalonte një ditë ndryshe duke e ndjekur nga afër aktivitetin, nxënësit e Shkollës së Bashkuar “Koço Brisku” në Lapardha, Berat, u përfshinë në një orë edukative mbi Sigurinë Rrugore, ndërsa nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Stiliano Bandilli” zhvilluan një orë të hapur mësimore pranë ambienteve të Qendrës së Kontrollit Teknik, duke e çuar dijen nga teoria drejt praktikës.

Nga ndërgjegjësimi që në moshë të hershme deri te zbatimi konkret i njohurive teknike, një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një kulture më të fortë të sigurisë rrugore.