NJOFTIM! Për të gjithë qytetarët që kanë shitur/blerë mjet dhe nuk kanë bërë ende ndërrimin e pronësisë së mjetit në emër të blerësit!

You are here

 SHITËS & BLERËS! 

-Keni shitur një mjet dhe vijon të mbetet në emrin tuaj ndërsa e përdor blerësi? Ky mjet mund t’ju ngarkojë me detyrime nëse blerësi nuk paguan taksat, nëse nuk paguan gjobat brenda apo jashtë vendit!

-Keni blerë një mjet dhe nuk e keni kaluar në emrin tuaj? Ky mjet mund t’ju bllokohet apo konfiskohet nëse shitësi ka detyrime ose debi ndaj të tretëve!

Rregulloni pozicionin tuaj në lidhje me mjetin! Për ju, për sigurinë rrugore, për DPSHTRR, për ligjin!

-SHITËSI ka të drejtën të deklarojë mes dokumenteve faktin e aktit të shitjes, pranë DPSHTRR (Drejtoritë Rajonale)!

-BLERËSI ka detyrimin të regjistrojë në emrin e vet (individ/subjekt) mjetin pranë DPSHTRR (Drejtoritë Rajonale)!

Për gjithë ata që planifikojnë shitjen dhe blerjen, DPSHTRR ofron shërbimin e lehtësuar të kalimit të pronësisë së mjetit drejtpërdrejt në sportelet tona - 1 Stop Shop (1,400 Lekë)! 

Për më shumë informacion për ndërrimin e pronësisë së mjetit:

https://www.dpshtrr.al/.../udhezues-shitblerjet-e...

Faleminderit për mirëkuptimin!

Të lidhura