Nxitoni pasi data 1 Qershor shënon mundësinë e fundit për t’u regjistruar në Ankand!

Data e lajmit: 31 May 2023

Ende nuk jeni regjistruar për të qenë pjesëmarrës të Ankandit të Parë të Targave të Personalizuara? Çfarë po prisni akoma?!

Jeni ende në kohë, por duhet të nxitoni pasi data 1 Qershor shënon mundësinë e fundit për t’u regjistruar, tek Ankandi 1, për listën e publikuar të kombinimeve!

Ju rikujtojmë se regjistrimi realizohet vetëm online, duke shprehur interesin për targën e personalizuar në listën e publikuar në:

www.targaluksi.dpshtrr.al/ankand-show

Çdo informacion i mëtejshëm do t’ju bëhet me dije përmes e-mail që ju do të vendosni në formularin e regjistrimit.

Mos humbisni kohë, klikoni linkun si më sipër dhe bëhuni pjesëmarrës i këtij eventi kaq të rëndësishëm po aq edhe emocionues.