Orë mësimore nga studentët e degës Auto-Mekanike pranë Qendrës së Kontrollit Teknik

You are here

Studentët e vitit të tretë të Shkollës Industriale "Pavarësia", dega auto-mekanike, kanë zhvilluar orë mësimore pranë Qendrës së Kontrollit Teknik, në qytetin e Vlorës.

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor  të qytetit të Vlorës, demonstruan të gjtha etapat që duhet të kalojë një mjet, për t'u kualifikuar e kaluar testin me sukses.

Me anë të praktikës konstatuan problematikat më të shpeshta që hasin në mjetet që realizojnë kontrollin periodik teknik të mjeteve. 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor mbështet dhe është gjithmonë krah edukimit dhe formimit të arsimit profesional në vend.