Pamje e Punimeve për Rikualifikimin e Qendrës së Kontrollit Teknik në ish-NSHRAK

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ju uron fundjavë të bukur me pamjet e punimeve për rikualifikimin e Qendrës së Kontrollit Teknik në ish-NSHRAK, në Drejtorinë  Rajonale të Shvrbimeve të  Transportit Rrugor në  Tiranë.  

Bëhet 1 vit i plotë qëkur ky shërbim i kaloi kësaj drejtorie, e në 12 muaj janë transformuar 8 Qendra të  Kontrollit Teknik: Vlorë, Shkodër, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Laç, Dibër dhe Berat - Dimal.

Gjithashtu  janë në proces rikonstruksioni 3 Qendra të  Kontrollit Teknik: Tirana 1, Tirana 2 dhe Korçë. Së shpejti do të  nisin punimet në 4 Qendra të Kontrollit Teknik: në Durrës, Lushnje, Elbasan dhe Kukës.

Edhe pse i morëm në gjendje skandaloze, s’munguan çështjet administrative por edhe ndërsa kontraktorët përballen me krizën aktuale të çmimeve, teksa punohet njëkohësisht me shërbimin që vijon, po ecim me ritëm të lartë pune për kushte sa më optimale e bashkëkohore shërbimi për të gjithë qytetarët anembanë vendit.

 Këto investime  po zhvillohen 100% me fonde nga vetëfinancimi si ent, falë rezultateve të mirëadministrimit 2019-2022.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”