Paneli i Dytë Folës i Konferencës “Së bashku për Sigurinë Rrugore”

Data e lajmit: 13 Dec 2022

Paneli i dytë i takimit të parë  “Së bashku për Sigurinë Rrugore”, ku folën dhe ndanë eksperiencat; Z. Evis Berberi, kreu i ARSH, Znj. Vasilikki Danelli Mylona, Themeluese dhe Presidente e Institutit të Sigurisë Rrugore “Panos Mylonas”, Z. Dimitrios Mikelakakis, Presidenti i Federatës Helene të Motorsportit, Z. Eridon Lameborshi, Sekretar i Përgjithshëm i ACA, Z. Altin Qato, Drejtuesi i Policisë Rrugore Shqiptare dhe Z. Sokol Duma, Këshilltar për Projektet & Programet e Sigurisë Rrugore pranë Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Prezantimi i Znj. Mylona, me përjetimin e humbjes së djalit të saj në një aksident rrugor në Greqi dhe dedikimin 17 vjeçar për të ngritur një lëvizje me qëllim edukimin dhe ndërgjegjësimin mbi përmirësimin e rregullave dhe sjelljes së përdoruesve të rrugës, në Greqi dhe ndërkombëtarisht, mbërtheu sallën!