Përfaqësues të Qendrave të Kontrollit Teknik nga Finlanda Zgjedhin Institucionet e DPSHTRR për t'i vizituar

You are here

Kënaqësi për stafin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor të mirëpresë përfaqësues të qendrave të kontrollit teknik nga Finlanda, që e zgjodhën Shqipërinë si një shembull pozitiv të transformimit rrënjësor të kushteve dhe të cilësisë së shërbimeve të transportit rrugor, për t’u njohur nga afër me praktikat dhe procesin e kontrollit teknik.

Miqtë finlandezë vizituan Qendrën e Kontrollit Teknik te ish-NSHRAK, tashmë e saporikualifikuar dhe më pas vijuam me takimin e punës në selinë qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të diskutuar mbi zhvillimet dhe planet e Automotorizimit Shqiptar, arritjet e viteve të fundit në risitë e ofrimit të shërbimeve të transportit rrugor në Shqipëri, drejt digjitalizimit e sistemeve inovative komform standardeve të Bashkimit Europian.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga