Platforma elektronike e-Transport, prej vitit të ardhshëm risia teknologjike e DPSHTRR për transportin e udhëtarëve!

You are here

   

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor vijon punën për aktet, përmirësimet organizative dhe investimet në sisteme e teknologji, për të patur ndryshime konkrete pozitive në vitin 2021 në sektorin e transportit publik të udhëtarëve, si edhe për mirëmenaxhimin e linjave, stacioneve dhe terminaleve!

DPSHTRR-MIE janë angazhuar për një vizion të ri, me synim modernizimin e praktikave, lehtësimin e thjeshtimin e procedurave, pararendje për sfidat e formalizimit dhe fiskalizimit të sektorit, për rritjen e nivelit të shërbimit nëpërmjet monitorimit të të dhënave, informatizimit e digjitalizimit të proceseve ku bazohen të dhënat dhe shërbimet e transportit rrugor, ku për transportin ndërqytetës ka nisur puna për zhvillimin dhe implementimin në vitin pasardhës të platformës elektronike e-Transport dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët edhe në sportele virtuale, portale qeveritare shërbimesh e në telefonat smart. Gjithashtu, krijohen llogari për operatorët e licencuar me qëllim lehtësimin e ndërveprimit e transparencës!

Me urdhërin e ri të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Nr. 318, datë 02.11.2020, plotësohet më tej paketa e kompetencave të transportit rrugor të udhëtarëve në DPSHTRR. Ky delegim mundëson  rol më të drejtpërdrejtë për vendimmarrje në akordimin e licencave të linjave ndërqytetëse dhe linjave ndërkombëtare me autobus. I krijon mundësinë DPSHTRR-së që në vitin 2021, procedura e licencimit dhe certifikimit, që për operatorët ka qenë një nga shqetësimet kryesore, të kryhet në mënyrë të automatizuar nga sistemi informatik duke krijuar këto lehtësi për operatorët:

•eliminimin e burokracive të tepërta;

•rritjen e nivelit të transparencës dhe besimit;

•shkurtimin e kohës së shërbimit.

Përfitues të drejtpërdrejtë prej krijimit të platformës elektronike e-transport do të jenë shoqëritë e transportit rrugor të udhëtarëve me autobus dhe udhëtarët, të cilëve do t’u ofrohet shërbim i standardeve europiane.

Kjo platformë elektronike gjatë implementimit të saj, si risi teknologjike e dedikuar për operatorët e transportit rrugor ndërqytetës me autobus, mund të ndërlidhet me shërbimin e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve duke sjellë përmirësim të prekshëm të nivelit të shërbimit, ulje të kostove, rritjen e sigurisë dhe optimizimin e ndërlidhjes.

Të lidhura