Platforma eTransport në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës në datat 1-4 Dhjetor 2022

You are here

Për të tretin vit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të jetë pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës në datat 1-4 Dhjetor 2022 në Pallatin e Kongreseve. Këtë vit, me stendën më të veçantë që ky panair ka parë ndonjëherë, për të prezantuar fazën e dytë të platformës eTransport.
Për herë të parë në Shqipëri, në stendën e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, do të prezantohet kjo platformë risi, e cila do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit ndërqytetës, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit.
Mos mungoni, vendoshja e stendës së eTransportit do të jetë në sallën qendrore ekspozuese të Pallatit të Kongreseve në datat 1-4 Dhjetor.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga