Projekti i rikualifikimit të plotë të QKT në DRSHTRR Vlorë - Nisin punimet së shpejti

Data e lajmit: 05 Mar 2021

Rikthimi i shërbimit të kontrollit teknik tek DPSHTRR do të shënojë kthesë edhe në këtë sektor me rëndësi për Automotorizimin Shqiptar.

Ka përfunduar projekti i rikualifikimit të plotë të QKT (Kolaudimi) në DRSHTRR Vlorë. Ky investim i miratuar në buxhetin e këtij viti, do të nisë procedurat, për të realizuar një transformim rrënjësor, estetik e funksional, drejt një standardi bashkëkohor, cilësor e të denjë për vendin.

Ndërkohë që pritet të zyrtarizohen edhe ndryshimet e propozuara në Kodin Rrugor, DPSHTRR po vazhdon punën për materializimin e vizionit të tij, për Qendrat e Kontrollit Teknik Publik  dhe gjithë shërbimet e tjera.

Shfleto albumin për tu njohur me ambjentet aktuale dhe projektin tonë transformues.
 

#DPSHTRR 

#MIE 

#QKTKolaudimiVlorë

#VëmendjaTeQytetarët