Qendra e Kontrollit Teknik e DRSHTRR Sarandë në Kushte Optimale Pune e Shërbimi

You are here

Qendra e Kontrollit Teknik, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Sarandë është në kushte optimale pune e shërbimi, pas ndërhyrjes tërësore rikualifikuese, brenda dhe jashtë, me standarde bashkëkohore për punonjësit dhe qytetarët e jugut. Investimi nga vetëfinancimi si ent, pjesë e paketës së ndërhyrjes transformuese të Shërbimeve të Transportit Rrugor anembanë vendit.

Ndërhyrja përfshiu godinën dhe hapësirën përreth, ambientet sanitare e rigjeneruese, arkivën e sportelet, mobilimin e ri, sistemet e sigurisë e të antizjarrit, ventilimin dhe ndriçimin, brandimin dhe sinjalistikën orientuese, sheshin funksional që përfshin dhe minipoligon testimi praktike, parkimet e reja dhe çlirimin e oborrit nga zaptimet, rrethim e gjelbërim, termoizolimin e pajisjet e reja, rrjetin për monitorim e komunikim informatik!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga