QKT në ish-NSHRAK Transformim Rrënjësor

You are here

Në galerinë e fotove prezantohet gjendja e mëparshme dhe transformimi ish-NSHRAK ,  i qendrës së dytë të shërbimeve të transportit rrugor, në zemër të kryeqytetit, ku kryhen rreth 300 mijë shërbime në vit, 1/3 e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, ose rreth 10% e totalit në rang kombëtar.  Në kushte të mjerueshme merrnin shërbim rreth 100 mijë mjete rrugore, 37% e flotës kryeqytetase ose 13% e flotës vendase. Vetëm gjatë vitit të fundit, kjo qendër priti 92,580 drejtuesa mjeti ndërsa  26 punonjës të entit tonë punonin në këto kushte deri në vitin 2020.

Sot, puna për transformimin rrënjësor flet vetë. Qytetarët ndjehen si në vendet e Bashkimit Europian; shërbimi dita-ditës rrit cilësi e dinjitet. Pastërtia, rregulli e kultura janë realitet i prekshëm. Pa rritur, përkundrazi, duke ulur kosto e tarifa, duke lehtësuar e thjeshtuar praktikat, kemi investuar papushim me fonde jobuxhetore, falë mirëadministrimit dhe të ardhurave nga vetëfinancimi.

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”