Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore për 8-mujorin Janar - Gusht 2022

You are here

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore për 8-mujorin Janar - Gusht 2022: 

Janë paraqitur për testim 247,420 mjete, nga të cilat:

  • Automjete (4+1/8+1) 83.6%
  • Kamion 9.2%
  • Motomjete 4.4%
  • Autobus 1.5%
  • Rimorkio 1.1%
  • Mjete ndërtim/punë toke 0.2%

- 75,821 (30.6% e totalit të mjeteve) janë ngelur/refuzuar, për problematika si: mangësi vizuale e funksionale, sistem frenimi e drejtimi, gomat, sistem shkarkimi i gazrave, rrjedhje vajra, ulje e kilometrazhit, difekte, etj.

Rrugë e qytete më të sigurta  sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesave të mjeteve por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës nuk e kalojnë dot më testin e kontrollit teknik. 

Riparoni në afatet ligjore mjetet rrugore dhe kontrolloni mjetin përpara çdo udhëtimi. Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4 ju bëjnë direkt përgjegjës nëse dilni në qarkullim me mjet rrugor me mangësi teknike ose funksionale. Penalizimet që parashikohen: masa, gjoba, pezullim licensash dhe deri dalje e përhershme e mjetit nga qarkullimi. 

Ndalohen rreptësisht: ulja e kilometrazhit; odometri jofunksional; ndryshimi konstruktiv dhe errësimi i xhamave pa certifikim; orvatjet për rryshfete.

Rezervoni online orarin për kontrollin teknik të mjetit:https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx...


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga