Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore Janar - Tetor 2023

Data e lajmit: 09 Nov 2023

Misioni ynë për të kontribuar në rrugë të sigurta dhe në reduktimin e ndotjes ambientale, vazhdon të mbetet prioritet i gjithë veprimtarisë sonë!

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore Janar - Tetor 2023, tregon se gjatë këtij 10 mujori janë certifikuar me parametra në vlerat e lejuara për qarkullim, mjetet rrugore me moshë mesatare 16 vjeçare.

Në këtë mënyrë, efiçenca e testimeve me teknologji bashkëkohore ka luajtur rol kyç në:

  • Çregjistrimin e përhershëm të 5,197 mjeteve me moshë 22 vjeçare;
  • Rinimin e flotës në qarkullim me 3 vite (ku viti i prodhimit mesatar i flotës aktive është 2004) dhe me 9 vite krahasuar me flotën aktive të vitit 2015 (ku viti i prodhimit mesatar i flotës aktive ishte 1998).

Janë paraqitur për testim 217,159 mjete, nga të cilat:

  • 176,747 Automjete;
  • 19,328 Kamionë;
  • 11,021 Motomjete;
  • 4,913 Autobusë;
  • 4,268 Rimorkio;
  • 882 Mjete ndërtimi/punimi toke.

68,620 (31.6% e totalit të mjeteve) janë ngelur/refuzuar, për problematika si: mangësi vizuale e funksionale, sistem frenimi e drejtimi, gomat, sistem shkarkimi i gazrave, rrjedhje vajra, ulje e kilometrazhit, defekte, etj.

Falë rikonceptimit të shërbimit të kontrollit teknik, u janë kursyer 287,273 qytetarëve:

  • 30,677 ditë pune;
  • 18,406,350 Km rrugë;
  • 1,288,444 litra karburant;
  • 869,616,273 lekë.

Ndalohet rreptësisht: ulja e kilometrazhit; odometri jofunksional; ndryshimi konstruktiv dhe errësimi i xhamave pa certifikim; orvatjet për rryshfete!

Denonconi çdo anomali të mjeteve rrugore në: www.dpshtrr.gov.al

Rezervoni online orarin për kontrollin teknik të mjetit në e-albania!

Rrugë e qytete më të sigurta!