Raporti i të ardhurave Janar - Prill 2024

You are here

Ndajmë me publikun arritjet tona, për të treguar përkushtimin e DPSHTRR drejt përmirësimit të vazhdueshëm. Statistikat e periudhës Janar - Prill 2024 numërojnë:

 356,119 shërbime me procedurë të lehtësuar, të cilat kanë përmirësuar jetën e qytetarëve duke:

 Kursyer 146,115 ditë pune;

 Kursyer 577,954 litra karburant;

 Kursyer 1,008 MLN Lekë;

 Eleminuar 8.3 MLN Km rrugë.

 60% shërbime më shumë të ofruara krahasuar me Janar - Prill 2019, e përkthyer në 1,503 qytetarë/orë të shërbyer gjatë Janar - Prill 2024!

 Impakti i ofruar nga shërbimet risi gjatë Janar - Prill 2024:

 162,010 shërbime vetëm nga risitë, të cilat kanë realizuar 16% të totalit të shërbimeve;

 2,606 targa risi,2% më shumë krahasuar me Janar - Prill 2023;

 73,350,667 Lekë të ardhura të realizuara, nga të cilat 53% të totalit të tyre e zënë Targat e Personalizuara .

 Shifra pozitive, të arritura falë eficencës, lehtësimit të procedurave, investimit në sisteme, thjeshtimit të cikleve, mirëmenaxhimit të radhës dhe futjes së shërbimeve risi!

Tags: