Raporti Janar- Qershor 2022 

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor S përmes shërbimeve risi, rritjes së portofolit të shërbimeve dhe uljes së kohës së kryerjes së shërbimeve (rritjes së numrit të praktikave për sportel)  ka arritur rezultate rekord dhe për 6-mujorin e parë të vitit 2022.

Pa rritur taksa e tarifa të shërbimeve jetike mbi mjetin dhe drejtuesin e mjetit, madje duke eliminuar praktika e ulur kostot për qytetarët në shumë sektorë (si p.sh.: heqja e vërtetimeve, eliminimi i kontrollit fizik në disa praktika, leja e re e mjetit që hoqi dy dokumenta e uli tarifat, dublikati me ulje tarife për leje drejtimi, zerimi i tarifave për mjetet elektrike e plug-in, heqja e testimit për rinovimet e CAP, ulja e tarifës së kartave të Tahografit, kalimet direkte për shtesat e kategorive të leje drejtimit nga B në D, mjetet historike pa taksa, amortizimi i TVML mbi vlerën e mjetit, zgjatja e afateve të vlefshmërisë për certifikata, licensa e dëshmi, etj).

  •  17% më shumë shërbime të ofruara se në vitin 2021.
  • 1,278 qytetarë/orë të shërbyer.
  •  77% më shumë të ardhura se në vitin 2018! 20% më shumë të ardhura se në vitin 2021.
  •  218,625 shërbime risi në Janar- Qershor 2022.
  •  171% më shumë shërbime risi krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
  •  193% më shumë të ardhura nga shërbimet risi krahasuar me vitin 2021.

Rezultate të tilla të arritura falë mirëadministrimit, përmirësimit të ndjeshëm të kushteve të punës dhe motivimit të ekipit, sporteleve virtuale, komunikimit dinamik, sistemeve inovative të shërbimeve online dhe informatizimit, modernizimit të infrastrukturës fizike, luftës ndaj rryshfeteve, uljes së debitorëve, rritjes së sigurisë, digjitalizimit, monitorimit, rendimentit, transparencës, fiskalizimit, afrimit me klientin, na rrisin përgjegjësinë për mbajtjen e këtij ritmi të lartë dhe vijimin e sfidave të reja të automotorizimit shqiptar.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”