REZERVO KOLAUDIMIN E MJETIT NË E-ALBANIA

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me e-Albania, po lehtësojnë qytetarët në marrjen e shërbimeve.

Midis shërbimeve që qytetarët marrin në këtë platformë, që prej muajit dhjetor të vitit 2021, mund të rezervojnë për kolaudimin e mjetit të tyre, duke u identifikuar si individ ose si subjekt, përmes llogarisë së tyre.

Në adresën e mëposhtme, qytetarët mund të rezervojnë datën, orarin dhe vendin ku do të kryejnë kontrollin teknik:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx...

 Kushtet e nevojshme, të cilat duhet të plotësohen, përpara se mjeti të paraqitet pranë Qendrës së Kontrollit Teknik janë:

  • Pagesat e të gjitha detyrimet e mjetit (taksat dhe gjobat) të jenë shlyer.
  • Policë të vlefshme sigurimi.
  • Pastërti e mjetit brenda dhe jashtë.
  • Të jetë hequr gjithçka që mund të pengojë procedurën e Kontrollit Teknik.

 Kujdes! Ndalohet rreptësisht pasja e kartëmonedhave/parave në kabinë, gjatë kohës së inspektimit të mjetit.

Për më shumë informacion, vizitoni : www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #MIE #eAlbania #SiguriaRrugore #RezervoOnline #KontrolliTeknik #RisiNëDPSHTRR #AutomotorizimiShqiptar


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”