Rezultate rekord të ekipit të DPSHTRR në volum arkëtimi!

Data e lajmit: 20 Nov 2023

Falë mirëadministrimit, informatizimit e mirëorganizimit të punës gjatë 10 mujorit të vitit 2023, konfirmohen rezultate REKORD të ekipit të DPSHTRR në volum arkëtimi, në kontributin si agjent tatimor për Buxhetin Qendror e Vendor, në kontributin fiskal për buxhetin e shtetit si tatimpagues, si dhe në të ardhurat për vetë entin tonë që operon me vetëfinancim!

Infografikat ilustrojnë qartë SUKSESIN! 95% e arkëtimeve nga TVMP i shkon Buxhetit të Shtetit, nga të cilat 25% Bashkive!

  • 51,186 taksapagues që gjatë Janar-Tetor 2022 rezultonin debitorë, kanë shlyer detyrimet këtë 10-mujor, ose +22%! Në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Task-Forcën e Transportit Rrugor - MIE po rritet kontrolli por duhet mbështetje më e madhe nga bashkitë sa i takon mjeteve debitore!
  • 7,328,676,722 lekë Kontributi në Buxhet (Vendor dhe Qendror) si Agjent Tatimor dhe Ent Tatimpagues për 10 mujorin e vitit 2023 ose 45% më shumë se 10 mujori i vitit 2018 dhe 10% më shumë se 10 mujori i vitit 2022!
  • 6,445,264,212 lekë Kontributi në Buxhet (Vendor dhe Qendror) si Agjent Tatimor për 10 mujorin e vitit 2023 ose 40% më shumë se 10 mujori i vitit 2018 dhe 10% më shumë se 10 mujori i vitit 2022!
  • 5,629,858,959 lekë ose 87% e kontributit vjen vetëm nga mbledhja e TVMP (pa gjobat)!
  • 4,222,394,219 lekë Kontributi në Buxhet Qendror (Vetëm nga TVMP) ose 41% më shumë se 10 mujori i vitit 2018 dhe 8% më shumë se 10 mujori i vitit 2022!
  • 1,407,464,740 lekë Kontributi në Buxhet Vendor (Vetëm nga TVMP) ose 41% më shumë se 10 mujori i vitit 2018 dhe 8% më shumë se 10 mujori i vitit 2022!
  • 333,614,911 lekë të ardhura si Agjent Tatimor për 10 mujorin Janar - Tetor 2023 (pa gjobat) ose 51% më shumë se 10 mujori i vitit 2018 dhe 9% më shumë se 10 mujori i vitit 2022!
  • 883,412,510 lekë Kontributi Fiskal në Buxhet si Ent Tatimpagues për 10 mujorin e vitit 2023 ose ose 94% më shumë se 10 mujori i vitit 2018 dhe 14 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022!