Rikualifikim i DRSHTRR Korçë!

You are here

Brenda shtatorit qytetarët e Qarkut të Korçës do të kenë një vepër tjetër në shërbim të tyre! Ekipi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor po punon për transferimin e të gjithë teknikës e pajisjeve, të arkivës e të materialeve për të mundësuar në pak ditë fillimin e punës në kompleksin e ri rajonal të shërbimeve të transportit rrugor të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë!

Në 1 vit kohë, një afat rekord, Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ndërtoi nga themelet një investim serioz e një infrastrukturë të denjë, që kthen faqen për bashkitë Korçë, Devoll, Kolonjë, Maliq, Pogradec dhe Pustec, ku ka rreth 74,000 drejtues mjetesh e ku projeksioni është që të kryhen rreth 150,000 shërbime, si qark, gjatë vitit 2023!

Vijon transformim rrënjësor i Automotorizimit Shqiptar me kushte optimale, 100% nga vetëfinancimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, falë mirëadministrimit 2019-2022!