Rikualifikim i QKT Gjirokastër!

You are here

Kushte optimale pune e shërbimi edhe në Qendrën e Kontrollit Teknik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Gjirokastër, pas rikualifikimit tërësor të ambienteve të brendshme e të jashtme, për qytetarët e Qarkut me 7 bashki: Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Dropull, Këlcyrë, Libohovë dhe Memaliaj, ku bëjnë pjesë 19,963 mjete dhe 39,638 drejtues mjeti.

Investimi 100% nga vetëfinancimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, pjesë e paketës së ndërhyrjes transformuese të Shërbimeve të Transportit Rrugor anembanë vendit!