Rikualifikim i QKT Shkodër!

You are here

Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ndërhyrë në të gjithë objektin dhe në të gjithë sheshin funksional për rikualifikimin e plotë të Qendrës së Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shkodër dhe tashmë, punimet janë drejt përfundimit.

Të gjitha drejtoritë rajonale janë drejt transformimit, në mënyrë që qytetarët dhe ekipi të jenë në kushte sa më bashkëkohore! 

Ky investim realizohet plotësisht nga vetëfinancimi e mirëadministrimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor!