Rikualifikimi tërësor i Qendrës së Kontrollit Teknik Dimal pranë DRSHTRR Berat

You are here

Po shkon drejt pëfundimit rikualifikimi tërësor i Qendrës së Kontrollit Teknik, Dimal, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat, ku ka mbetur për t’u instaluar sinjalistika vertikale dhe disa pajisje shërbimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon qytetarët për mirëkuptimin gjatë proceseve të punës.

Ndërhyrjet infrastrukturore po bëhen në kuadrin e rilindjes së Automotorizimit Shqiptar, me synim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin. 

Investimet po realizohen  100% me fondet e  Drejtorisë  së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor nga vetëfinancimi falë mirëadministrimit, pjesë e programit për transformimin rrënjësor të Shërbimeve të Transportit Rrugor anembanë vendit.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga