Rindërtimi i Qendrës së Kontrollit Teknik në Korçë

Data e lajmit: 08 Aug 2022

Me vështirësi sepse punohet në orët pas shërbimit ose fundjavës, por po ecim edhe në QKT të DRSHTRR Korçë, ku kemi nisur ndërhyrjen e plotë rindërtuese e rikualifikuese me fonde vetëfinancimi nga DPSHTRR, në kuadrin e rigjenerimit total të Automotorizimit Shqiptar anembanë vendit. 
Shërbimi i kontrollit teknik ofrohet sot me tarifa të përgjysmuara e po bëjmë gjithë përpjekjet për të rikthyer besimin, kushtet e standardet e duhura por duke garantuar kosto minimale për përdoruesat e mjeteve rrugore, aq më tepër në situatën e krizës globale të rritjes së çmimeve!