Rinovimi i Lejes së Drejtimit nga ÇDO drejtori!

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor vijon me risi të reja në shërbimin e saj! Tashmë rinovimi i Lejes së Drejtimit, mund të kryhet në ÇDO Drejtori Rajonale, pavarësisht vendbanimit të mbajtësit të lejes së drejtimit! Praktikisht do jetë një shërbim aty ku jeni ju!
Çdo qytetar mund të paraqitet në çdo drejtori rajonale me:
▪️Mjet identifikimi
▪️Certifikatë mjekësore me fotografi
▪️Leja e drejtimit aktuale
▫️Tarifa: 3,500 Lekë
Duke nisur nga muaji Nëntor 2021, për të gjitha rinovimet e lejeve të drejtimit të kategorisë B që janë me afat 3/5-vjeçar, ose janë me kufizime për shkaqe shëndetësore, tarifa është ulur në 2,000 lekë, është ulur me 43%! Hapja e fashikullit për shërbim jashtë Dr. Rajonale, ku është gjendja civile kushton 600 Lekë.
Po çfarë përfitimesh ka kjo risi? Lehtësohen mesatarisht 6,900 qytetarë në vit duke u kursyer kohë dhe para sipas statistikave më poshtë:
  • 1,161,211 km rrugë!
  • 15,444,107 Lekë!
  • 2,936 ditë pune!
Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”