Risia më e re nga DPSHTRR- Kënd i mirëfilltë i Sigurisë Rrugore në  Vlorë

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve tëTransportit Rrugor, pas aktiviteteve të Këndeve Lëvizëse të Trafikut, anembanë vendit dhe nismës së projektit ambicioz Auto Moto Park (Elbasan), në proces, sjell një tjetër risi!

Në ambientet e shkollës industriale “Pavarësia”, do të vendoset së shpejti një kënd i mirëfilltë i Sigurisë Rrugore, për t’i zhvilluar së bashku orët edukative, me studentët e degës "Shërbim Mjetesh Transporti" dhe instruktorëve të ardhshëm të autoshkollave.

Ky kënd përfshin një sipërfaqe të konsiderueshme dhe një shtrirje të gjerë, ku improvizohet rruga me të gjithë elementët e saj, si sinjalistikat e shtrira, semaforët, tabelat, trafikndarëset e gjelbërimin. 

Këndi i Sigurisë Rrugore nuk i vjen në ndihmë vetëm studentëve; ai vjen si një dhuratë nga DPSHTRR, edhe për të gjithë fëmijët e qytetit, të cilët të shumtë në numër do kalojnë orë edukative në këtë ambient!

Këndi edukativ i trafikut, një kënd i mirëfilltë i Sigurisë Rrugore në Vlorë! 

Mësojmë duke stimuluar që të vegjël!

Përgatisim breza të formësuar me rregullat e sigurisë rrugore!

DPSHTRR për studentët!
DPSHTRR për fëmjët!

#DPSHTRR #MIE #Vlora #TrafficGarden #RoadSafety #Edukojmë #DRSHTRRVlora
#Përgatisim #PërgjegjësiaSociale #SiguriaRrugore #EdukimMbiTrafikun #FormimNdërgjegjësim #SHIP #FIA #ACA