Së shpejti DRSHTRR Kukës e re

You are here

Pas dy viteve negocimi, më në fund për Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Kukës, e cila kishte mbetur peng nga një konflikt pronësie trualli e detyrimesh të mbivendosura në vite, e vetmja e sistemit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ende larg standardeve, si dhe në pamundësi ndërhyrjeje me investim serioz për shkak të procesit gjyqësor, u dakortësua në blerjen e truallit me sipërfaqe , 3,598 m2 , duke mirëadministruar fondet e entit, si dhe në konsolidimin e kësaj drejtorie. Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Kukës ofron shërbime për tre bashkitë: Kukës, Tropojë dhe Has, që me zyrtarizimin në Këshillin Drejtues dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë do të bëhet me një kompleks të ri shërbimesh të transportit rrugor në një sipërfaqe prej 6,593 m2 sipas planimetrisë së plan-projektit të ri. Mbi 18,000 mjete rrugore dhe mbi 28,000 drejtuesa mjeti shërbehen pranë kësaj drejtorie, ku kryhen rreth 72,000 shërbime në vit, përfshirë këtu dhe një numër të konsiderueshëm mjetesh kosovare që shërbehen për Testin e Tahografit.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga