Së shpejti QKT e re në DRSHTRR Berat!

Data e lajmit: 18 Mar 2022

    Vijon puna për rikualifikimin tërësor të Qendrës së Kontrollit Teknik, Dimal në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Berat! Puna vijon në orare e grafik pune pa e ndërprerë shërbimin e kolaudimit, me synim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin, rritjen e sigurisë në proceset teknike, rritje ergonomie e optimizim zinxhiri të shërbimit! Ambiente të kuruara e që rrezatojnë rregull e higjienë nxisin mirësjellje e kulturë. Investimet 100% me fondet e DPSHTRR nga vetëfinancimi, rezultat i mirëadministrimit, pjesë e programit për transformimin rrënjësor të Shërbimeve të Transportit Rrugor!