Si të ndihmojmë stafin mjekësor në raste emergjente?

You are here

 Ju mund të ndihmoni stafin e urgjencës të mbërrijë në vendngjarje sa më shpejt të jetë e mundur, duke ndjekur disa rregulla të thjeshta në rrugë:

Kur një ambulancë, një mjet i policisë ose një zjarrfikëse afrohet nga pas me sirenën ndezur, duhet të lironi menjëherë kryqëzimin!

Nëse ndodheni në një rrugë me një apo dy korsi, zhvendoseni menjëherë mjetin në kufirin e djathtë të rrugës. Mos harroni të përdorni sinjalin e drejtimit!

Nëse ndodheni në një rrugë me tre apo më shumë korsi, lironi menjëherë kryqëzimin duke u zhvendosur në kufirin më të afërt të rrugës, pa harruar të përdorni sinjalin e drejtimit. Ndalojeni plotësisht mjetin tuaj dhe prisni derisa mjeti i urgjencës t’ju kalojë.

Përpara se të rifilloni lëvizjen, kontrolloni mirë rrugën për të verifikuar se nuk ka mjete të tjera të urgjencës që po afrohen.

Gjithashtu, ndërsa futeni sërish në rrymën e trafikut, tregoni vëmendje ndaj mjeteve të tjera në rrugë. Edhe në këtë rast, nuk duhet të harroni të përdorni sinjalin e drejtimit.

Ruani të paktën 150 metra distancë me mjetet e urgjencës që sapo ju kaluan.

Mos bllokoni korsitë e emergjencës, aty ku ka. Mos bllokoni korsitë për taksi dhe autobus, aty ku ka sepse keto korsi shfrytëzohen edhe për kalim mjete urgjence.

Faleminderit që ndiqni rregullat e qarkullimit!

Për më shumë informacione dhe këshilla mbi sigurinë rrugore, vizitoni www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #MIE #SiguriaRrugore #UdhëtoISigurt #RespektoKorsitëPërUrgjencat #HapiRrugënUrgjencës

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”