Siguria Rrugore në South Outdoor Festival, Borsh!

You are here

Orët edukative të Sigurisë Rrugore i bashkohen aventurës së radhës së South Outdoor Festival!
Kjo është mundësia më e mirë, që teksa eksploroni Borshin, fshatrat përreth të Himarës e aventurat e radhës në jugun e Shqipërisë, fëmijët tuaj të jenë të angazhuar në një aktivitet të këndshëm edukativ! Do të simulohet një rrugë e cila do të kalohet përmes instruktorëve dhe ambasadorëve të sigurisë rrugore të stafit tonë, dhe do të mësojnë tabelat dhe sinjalistikën kryesore që hasim si këmbësorë e jo vetëm.
Do jemi prezent gjithashtu edhe me stendën më të dashur të gdhendjes, atë të Targave Suvenir! Punishtja lëvizëse, kësaj here ndalon nën hijen e ullishteve të Borshit, për t’i dhënë formë fjalëve dhe emrave tuaj të preferuar, përmes riciklimit të targave të vjetra shqiptare. Të gjitha fondet që fitohen nga ky aktivitet, do të shkojnë si ndihmë humanitare ndaj popullit ukrainas!

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga