Sportelet e reja të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Kamëz në ambientet e reja të ADISA!

Data e lajmit: 18 Nov 2021

   

Sportelet e reja të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Kamëz në ambientet e reja të ADISA!
I kursejmë qytetarëve rrugë dhe kohë të çmuar duke eliminuar:
15.5 km rrugë ose 35 min vajtje-ardhje Kamëz-DRSHTRR Tiranë!
Sjellim 128,100 shërbime në vit më pranë qytetarëve!
8 procedura të DPSHTRR që ofrohen në sportelet e reja në Kamëz:
Aplikim dhe rinovim i Lejes së Drejtimit;
Aplikim dhe rinovim i Dëshmisë dhe Certifikatës Profesionale;
Dokumenti i Lejes së Drejtimit dhe i CAP;
Leje Drejtimi Ndërkombëtar dhe Leje Qarkullimi Ndërkombëtare;
Certifikata e Pronësisë së Mjetit;
Leje Drejtimi të Përkohshme dhe Leje Qarkullimi të Përkohshme;
Pagesa e Taksës Vjetore të Mjetit;
Transferim i dosjeve të drejtuesit të mjetit dhe i dosjeve të mjetit.