Stafi i DPSHTRR Dhuron Gjak

Data e lajmit: 24 Oct 2022

Dhurimi i gjakut, një mision kaq i rëndësishëm dhe fisnik, prej disa vitesh tashmë është kthyer në një traditë në këtë, dhe kjo me qëllimin e vetëm për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për gjak. 

Si çdo vit, edhe këtë vit stafi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, i ndërgjegjësuar mbi rëndësinë që mbart kjo nismë sa humanitare aq edhe qytetare, dha kontributin e tij vullnetar në përkrahjen e kësaj nisme. 

Një falenderim dhe mirënjohje stafit të përkushtuar të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për profesionalizmin gjatë ushtrimit të detyrës së tyre humane.

Dhuroni gjak! Shpëtoni jetë!