Statistikat mbi testimin e mjeteve në Kontrollin Teknik për periudhën Janar-Korrik 2023!

Data e lajmit: 10 Aug 2023

Statistikat mbi testimin e mjeteve në Kontrollin Teknik për periudhën Janar-Korrik 2023, vijojnë me  rëndësinë e duhur kushtuar sigurisë rrugore.

Mjetet mbi 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, konkretisht 3,376 mjete. 

 Janë paraqitur për testim 121,478 mjete, nga të cilat:

- Automjete (4+1/8+1) 78.4%

- Kamion 12.2%

- Motomjete 4.4%

- Autobusë 2.4%

- Rimorkio 2.1%

- Mjete ndërtimi/punime toke 0.5%

 38,066 (31% e totalit të mjeteve) janw ngelur/refuzuar , për problematika si: mangësi vizuale e funksionale, sistem frenimi e drejtimi, gomat, sistem shkarkimi i gazrave, rrjedhje vajra, ulje e kilometrazhit, defekte, etj.

Është e ndaluar rreptësisht ulja e kilometrazhit; odometri jofunksional;ndryshimi konstruktiv dhe errësimi i xhamave pa certifikim; orvatjet për rryshfete. Rezervoni ne e-albania për orarin për kontrollin teknik të mjetit.  Denonconi çdo anomali të mjeteve rrugore në:   www.dpshtrr.gov.al