Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike praktikë pranë Drshtrr Tiranë/ Durrës

You are here

Drejtoritë Rajonale Tiranë dhe Durrës, kanë mirëpritur pranë sporteleve të shërbimit praktikantët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. 

Një mundësi shumë e mirë për ekspertët e rinj,  për të praktikuar njohuritë e tyre, ashtu edhe për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në evidentimin e kandidatëve për rekrutime potenciale.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ofron mundësinë e kryerjes së praktikave mësimore dhe profesionale për studentë apo të sapo diplomuar nëpërmjet programeve specifike të formimit profesional dhe personal.

Zhvillimi i praktikës është pa pagesë dhe qëllimi mbetet përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale.

Për më shumë informacion rreth praktikave profesionale, vizitoni:

https://www.dpshtrr.al/.../vende-pune/praktika-profesionale

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”