Studentët zhvillojnë një orë praktike në QKT Vlorë!

You are here

Studentët maturantë, të Shkollës Industriale "Pavarësia", dega mekanike, zhvilluan një orë mësimore në "terren", në Qendrën e Kontrollit Teknik në Vlorë. Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Vlorë, demonstruan të gjtha etapat që duhet të kalojë një mjet, për t'u kualifikuar si një proces i realizuar me sukses. Konstatuan problematikat më të shpeshta që hasin në mjetet që realizojnë kontrollin periodik teknik të mjeteve. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor mbështet dhe është gjithmonë krah formimit të arsimit profesional në vend!
Tags: