Tarifa Zero Lekë për mjetet Green

You are here

Nga 7 Nëntori 2019, DPSHTRR rimburson çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për mjetet elektrike & plug-in!

Janë bërë 0 tarifat:
-Kontrolli Fizik 1,500 lekë!
-Leje Qarkullimi Kombëtare 1,000 lekë!
-Targat standard 3,000 lekë!
-Certifikatë pronësie 2,000 lekë!

Në total 7,500 lekë të reja për çdo mjet GREEN do të mbulohen nga DPSHTRR!

Ndërsa ulet numri i përgjithshëm i mjeteve të përdorura që hyjnë nga importi kemi brenda këtij numri një rritje të regjistrimit për herë të parë, me +5,209 mjete më të reja, me vit prodhimi mbi 2009 / Euro4 e lart, ose +45% më shumë mjete më të reja! Më shumë të ardhura me më pak mjete!

DPSHTRR bëhet kështu një ent promotor dhe protagonist edhe për risi konkrete për mbrojtjen e mjedisit dhe cilësisë së ajrit, uljen e ndotjes mes nxitjes së regjistrimit të mjeteve GREEN nga qytetarët si edhe ndërgjegjësimit për gjeneratat e së tashmes dhe së ardhmes.