Tetori Rozë – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

Data e lajmit: 05 Nov 2025

Tetori Rozë – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

Në kuadër të përmbylljes së aktiviteteve të Tetorit Rozë, DRSHTRR Fier, në bashkëpunim me Spitalin Rajonal Memorial, mundësoi kontrolle mjekësore falas për gratë e stafit.

Ky bashkëpunim shënon një tjetër hap të përbashkët në promovimin e parandalimit, ndërgjegjësimit dhe kujdesit ndaj shëndetit të grave një kauzë që mbetet prioritet i përditshëm, jo vetëm gjatë Tetorit Rozë.

Kujdesi për shëndetin është dashuri për jetën, le ta kthejmë këtë frymë në pjesë të përditshmërisë sonë.