Thirrje qytetarëve të mos bien pre e spekullimeve pa bazë mbi koston e kursit të patentës!

Data e lajmit: 27 Feb 2023

Ditët e fundit janë  konstatuar radhë pa kuptim për raporte mjekësore për efekt kursi patente! I bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e spekullimeve pa bazë mbi koston e kursit të patentës!  Autoshkollat do të jenë në monitorim të vazhdueshëm për përmbushjen e programit. Regjistrimet në kurse të dyshimta, që nuk justifikojnë përmbushjen e programit të plotë zyrtar teori/praktikë, do jenë subjekt kontrolli të rreptë dhe do të konsiderohen të pavlefshme!

Ftojmë qytetarët dhe subjektet të denoncojnë çdo rast kursi autoshkolle fiktiv, të padeklaruar, të pafiskalizuar dhe kur orët e seancat e detyrueshme mësimore nuk kryhen të plota!

Denonconi anomali të tilla në platformën tonë zyrtare: https://www.dpshtrr.al/platforma-e-denoncimit