Tjetër lehtësi për pajisjen e drejtuesve të mjeteve rrugore (kategoria C, CE, D dhe DE) me Certifikatën e Aftësimit Profesional CAP

You are here

Tjetër lehtësi për pajisjen e drejtuesve të mjeteve rrugore (kategoria C, CE, D dhe DE) me Certifikatën e Aftësimit Profesional CAP!

Për të gjithë drejtuesit e mjeteve që janë pajisur me CAP pa ju nënshtruar një kualifikimi fillestar:

do t’ju zgjatet afati i vlefshmërisë së CAP deri në 2 vjet por jo përtej datës 20.10.2022!

afati i vlefshmërisë së CAP në varësi të përfundimit të vlefshmërisë së kategorisë respektive të lejedrejtimit që zotërojnë!

Me propozim të DPSHTRR u miratua Urdhëri Nr. 4, datë 09.09.2020 nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë!

Shembuj ilustrues:

Një drejtues mjeti që zotëron CAP për transport mallrash të cilit i përfundon vlefshmëria më datë 20.10.2020 dhe ka lejedrejtimi të kategorisë C me vlefshmëri deri më datë 30.05.2021, vlefshmëria e CAP i shtyhet deri më datë 30.05.2021.

Një drejtuesi mjeti që zotëron CAP për transport mallrash, të cilit i përfundon vlefshmëria me datë 20.10.2020 dhe ka lejedrejtimi të kategorisë C me vlefshmëri deri më datë 30.05.2024, vlefshmëria e CAP i shtyhet deri më datë 20.10.2022.

Lehtësojmë 31,592 qytetarë!

Ulja e tarifës së rinovimit të CAP nga 3,500 lekë në 2,000 lekë!

Shmangim:

Mbingarkesë në aplikime

Radhë në zyrat e shërbimit

Rrezik kontakti në kushtet e COVID19

Për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë, drejtuesit e mjeteve duhet të paraqiten pranë sporteleve me:

Kartën e Identitetit;

Kartonin e vjetër të CAP-it që zotërojnë;

Faturën e pagesës së kartonit të ri.

Për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë, aplikanti nuk do të paraqesë Certifikatë Mjekësore!

Aplikimet për zgjatjen e afatit të CAP do të fillojnë nga data e botimit të Urdhërit në Fletoren Zyrtare.

Më shumë informacion: www.retro.al

#DPSHTRR #MIE #CertifikataAftësimiProfesionale #CAP