Tjetër Risi nga DPSHTRR\ Aplikacioni më i ri i Leje Drejtimit në Play Store për Android

You are here

Nga sot do të gjeni online aplikacionin e Leje Drejtimit në Play Store për Android, në vijim do të vijë edhe në App Store.

Ky aplikacion do tu ndihmojë të praktikoheni për testin e teorisë, duke u simuluar online pranë testit zyrtar të Lejes së Drejtimit për të provuar veten para.

Zhvillimi i sa më shumë simulimeve online u ndihmon aplikantët të familjarizohen me testin zyrtar të teorisë për Lejen e Drejtimit pasi kanë zhvilluar kursin përkatës në autoshkollë.

KUJDES: Ushtrohu vetëm me platformat zyrtare të Drejtorisë së Përgjitshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor sepse janë 100% të azhurnuara me fjalitë e testit zyrtar të Leje Drejtimit.  Evitoni simulimet jo zyrtare.

Aplikacioni i ri përmban çdo udhëzim e informacion ndihmës, duke e bërë përmbajtjen më miqësore për të gjithë përdoruesit.

Ky aplikacion do të vijojë të pasurohet me kategori të ndryshme të Leje Drejtimit, ku secila do të shoqërohet me manual ose material orientues, pyetje të shpeshta dhe forma të ndryshme prove ndihmëse.

Shkarko tani në Play Store: https://play.google.com/store/apps/details...


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga