Trajnim lidhur me ndryshimet e fundit në aktet ligjore dhe nënligjore në fushën e Drejtuesve të Mjeteve dhe procedurat për zbatimin e tyre!

Data e lajmit: 23 Sep 2024

 DPSHTRR, në vazhdimin e përmirësimit të ofrimit të shërbimit dhe standardizimit, organizoi këtë fundjavë një trajnim të suksesshëm, lidhur me ndryshimet e fundit në aktet ligjore dhe nënligjore në fushën e Drejtuesve të Mjeteve dhe procedurat për zbatimin e tyre me të gjithë stafin përbërës të Degës së Drejtuesve të Mjeteve në të gjitha Drejtoritë Rajonale!

Fokusi dhe qëllimi i këtij trajnimi ishin:

 Informimi dhe përditësimi mbi ndryshimet ligjore;

 Zhvillimi i aftësive për implementim;

 Përmirësimi i praktikave dhe procedurave;

 Rritja e kompetencave dhe menaxhimi i riskut;

 Përmirësimi i efikasitetit dhe efektivitetit;

 Fuqizimi i vendimarrjes dhe konsultimit.

 Fuqia e trajnimit: Minimizimi i mospërputhjes dhe përmirësimi i performancës së përgjitshme!