Trajnimet formuese mbi Standardin Ndërkombëtar të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2015 për Stafin e DPSHTRR

You are here

Në kuadër të Certifikimit dhe Standardizimit të Automotorizimit Shqiptar, bazuar tek praktikat më të mira ndërkombëtare, vijojmë trajnimet formuese mbi Standardin Ndërkombëtar të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2015.

Adoptimi dhe zhvillimi i një Sistemi Menaxhimi sipas Standardeve ISO, është një vendim strategjik që i mundëson Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së përgjithshme, motivimin dhe përfshirjen e ekipit, në çdo nivel, me fokus primar dhënien e shërbimeve me cilësi e garanci por edhe mirëadministrimin e kapaciteteve dhe burimeve të brendshme, fuqizimin si ent dhe rritjen e të ardhurave në qendrueshmëri organizative e efiçiencë operative!

Trajnimet formuese do të vijojnë në funksion të procesit të Akreditimit të Trupave Inspektuese (S SH ISO/IEC 17020:2012 dhe S SH ISO/IEC 17024:2012) të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, proces që ndodh për herë të parë e që i shërben konsolidimit dhe zhvillimit të entit, rritjes së cilësisë e sigurisë së shërbimeve të transportit rrugor, përmbushjen e normave në procesin drejt anëtarësimit në BE dhe bashkëpunimeve në rrafsh ndërkombëtar, në dobi direkte të interesit publik dhe qytetarëve!

 

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga