Transformimi i Arkivës Qendrore të DPSHTRR

You are here

Arkivat e automotorizimit janë voluminoze, e në rritje si numër, në shërbim të 13 drejtorive rajonale në rang vendi, çka gjatë vitit 2023 do të sjellë edhe ngritjen në nivel drejtorie të re, me ekip e kapacitete të shtuara. 

Arkiva Qendrore e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, aset që u rindërtua në Durrës, është aktualisht shtëpia e re e:

  • 198,400 dosjeve të mjeteve me status “Çregjistrim i përhershëm” 
  • 210,000 dosjeve aktive të lejeve të drejtimit 
  • Mbi 1,000 dosarëve të dokumentacioneve të ndryshme të DPSHTRR-së ndër vite.

Dokumente këto që datojnë me disa dekada, e që deri para pak kohësh zinin hapësira të konsiderueshme edhe në drejtoritë rajonale, prej të cilave po transferohen çdo ditë qindra dosje të tjera.

Digjitalizimi e skanimi i dokumenteve po kthehen pjesë e pandashme e punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për të shmangur sa më shumë punë fizike dhe humbje kohe, tanimë i integruar gjatë gjithë procesit të punës, thjeshton dhe synon heqjen e sa më shumë burokracive dhe letrës, me qëllim reduktimin me 80% të volumit arkivor fizik. 

Larg pluhurit dhe lagështirës, këto dokumente do të arkivohen në kushte e standarde të larta të sigurisë e të ruajtjes, pas investimit në sisteme të mirëfillta për ajrimin dhe kundër zjarrit. 

Fondet për ndërtimin e Arkivës Qendrore janë nga të ardhurat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor  me vetëfinancim, rezultat i mirëadministrimit 2019-2022.

Investim strategjik për sot e për nesër, që certifikon këtë ent para partnerëve e qytetarëve për ruajtjen dhe garantimin e arkivës. 

( Fotot: si ishte, si u bë dhe kapanoni që lirohet për Qendren e Kontrollit Teknik Durrës)

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga